“Makineri propagande”, SHBA për disa media të Kinës: Janë misione të huaja

Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë përcaktimin ndaj disa mediave kryesore të Kinës. Sipas asaj që raporton CNN, Uashingtoni i shikon këto kompani mediatike si zgjatim i qeverisë së Pekinit, dhe do tu kërkojë atyre që të respektojnë rregullat për ambasadat dhe konsullatat e qeverive të huaja.
Një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit tha se Xinhua, rrjeti global i televizionit kinez, e Përditshmja Kineze dhe e Përditshmja Popullore do të konsiderohen “misione të huaja”.
Ky ndryshim në përcaktim, do të thotë se këto kompani tani kanë nevojë për aprovimin e qeverisë Amerikane për të blerë apo marrë me qira hapësira për zyra dhe duhet të regjistrojnë ndryshimet në personel, përfshirë punësimet e reja dhe shkarkimet.
Arsyeja e këtij ndryshimi është se Uashingtoni i konsideron këto media si të zotëruara apo kontrolluara nga qeveria e Pekinit dhe se ato përmbushin përcaktimin si mision i huaj.
“Ato janë pjesë e makinerisë së propagandës së Republikës Popullore të Kinës”, thotë zyrtari për CNN, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim. Gjithashtu shton më tej se ato media punojnë 100% për qeverinë e Pekinit dhe Partinë Komuniste. Kompanitë e përfshira dhe Ambasada e Kinës në Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar këto zhvillime.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 801 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 490 të shëruar në 24 orët e fundit