Mal i Zi: Nuk “frikëson” pandemia, pjesëmarrja arrin pragun e 70%

Kur tashmë po përmbyllet orari zyrtar i votimit në Malin e Zi, ende ka qytetarë që presin në radhë për të ushtruar të drejtën e tyre. Gazetari Gjon Gjeka ndodhet në Tuz për të raportuar mbi një votë të rëndësishme për të ardhmen e vendit ballkanik.
Sipas të dhënave paraprake, me shumë gjasa pjesëmarrja do të arrijë dhe tejkalojë pragun e 70% të votuesve, një rekord historik ky, që nuk shënohej nga zgjedhjet e vitit 1991.
Pjesëmarrja e lartë shihet edhe si në avantazh të opozitës, e cila është e lidhur më shumë me komunitetin serb në vend dhe “sheh” strategjikisht nga Moska.
Ndërkohë, pjesëmarrja e komunitetit shqiptar nuk duket po aq e lartë, veçanërisht po u ballafaqua me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku ndikoi edhe prania e diasporës, e cila sot mungon edhe për shkak të masave kundër pandemisë.