Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mallrat “Made in Albania”, më shumë vëmendje prodhimit vendas në komunizëm se në demokraci

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 15:53 | Aktualitet
Mallrat “Made in Albania”, më shumë vëmendje

Shqiptarët e quajnë shpesh veten patriotë, por kur vjen puna për të zgjedhur një mall a produkt, flamuri gjerman, italian apo ai amerikan në etiketë, merret për simbol të cilësisë dhe preferohet ndaj atij vendas. Por, këtë vrap pas markave të huaja ka edhe nga ata që besojnë te produktet shqiptare.

“Produktet që bleva sot janë: një kavanoz me mjaltë shumëlulesh të cilin e blej këtu pasi kam sigurinë që ky lloj mjalti është realisht shumë i mirë dhe bio. Plus edhe pak pastërma për t’i dhënë shije tradicionale e unike gjellës”, thotë një blerëse.

“Preferoj produktet vendase. Janë bio, por kushtojnë më shumë se ato nga importi”, shprehet një tjetër.

Por çfarë është një produkt, “Made in Albania”?

“Një produkt MIA është një gamë shumë e gjerë mundësish që prodhohen në vend dhe marrin certifikatën “Made in Albania”. Këtu futen perimet, drithërat, artizanati e produkte të tjera”, thotë eksperti Zef Gjeta.

Përtej propagandës me sloganet “Lufta për bukën është luftë për socializëm”, dhe se “Sigurimi i bukës në vend përbënte një detyrë me rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe strategjike”, pranohet se në komunizëm i jepej më shumë rëndësi prodhimit vendas se në 32 vite demokraci.

“Praktikisht i jepej shumë rëndë kësaj patente “Made in Albania”. I gjithë produkti ishte i destinuar për eksport. Me gjithë se populli ishte i varfër, i dëshironte një pjesë të këtyre produkteve, për eksport paraqiteshim mirë. Ishte një bazë për të siguruar valutën gjithashtu dhe kliringun. Shpeshherë çonim produkte shqiptare dhe merrnim makineri po të tjera”, shton gjeta.

Me gjithë zotimet e strategjitë e hartuara ndër vite nga qeveritë për të zgjeruar prodhimin vendas, “Made in Albania” mbetet e kufizuar vetëm në tregun vendas prej më pak se 2.8 milionë banorësh.

https://a2news.com/video/prodhimet-made-in-albania-dhe-rendesia-e-paketimit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani