Manastirliu në Kuvend: Mbi 100 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dyja dozat e vaksinës, teksa tha se do të vijojë furnizimi me vaksinat anti-covid në ditët e ardhshme.