Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manastirliu: Nga e premtja, urgjencat kirurgjikale do të kryhen te Trauma

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 14:34 | Aktualitet
Manastirliu: Nga e premtja, urgjencat kirurgjikale do të kryhen te Trauma

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se “nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës”.

“Ndërkohë, spitalet rajonale do të vijojnë të kryejnë të gjitha shërbimet kirurgjikale siç kanë bërë deri më sot”, tha ministrja.

Gjithashtu, Manastirliu siguroi se “shpërndarja e medikamenteve me rimbursim do të bëhet në banesë për pensionistët e vetmuar”.

Ministrja e Shëndetësisë siguroi gjithashtu se po shtohen kapacitetet për mjetet e mbrojtes personale dhe respiratorët në spitale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë