Manastirliu: Nuk do të ketë rritje të tarifave dentare

Në këtë periudhë virozash dhe në prag epidemie të gripit, urgjenca pediatrike e QSUT nuk do të jetë e vetme në përballimin e fluksit të pacientëve.
Edhe 4 qendra shëndetësore në Tirane do të jenë të hapura 24 orë gjatë gjithë javës.
Nga poliklinika numër 8, ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu u beri apel prindërve të shmangin fluksin në QSUT.
Në lidhje me vendimin e urdhrit të stomatologut, ministria siguroi qytetaret se nuk do të ketë rritje tarifash të shërbimeve dentare.
Ndërkohë, institucionet e varësisë se ministrisë se shëndetësisë dhe asaj të financave do të kryejnë kontrolle në terren për të verifikuar çdo abuzim të mundshëm nga ana e klinikave dentare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN