Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mandatet, për Alibeajn “sintetizimi i 6 viteve”, për Hysenin opozita “hedh vickla”

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 21:23 | Politikë
Mandatet, për Alibeajn “sintetizimi i 6 viteve”, për

Partia Demokratike ka vendosur sot unanimisht pro djegies se mandateve të deputeteve, duke futur vendin në një ngërç politik.  Por çfarë parashikon kushtetuta për këtë lëvizje?  A është gati vendi dhe partitë politike të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, siç propozohet?

Për të folur për situatën aktuale politike, në studiot e A2 ishin të ftuar Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike dhe Alket Hyseni nga Partia Socialiste.

Alibeaj cilësoi protestën e së shtunës si “një sfidë të madhe, edhe për ne”, por thekson se “nuk është e vërtetë që ndodhi protesta dhe ne vendosëm për djegien e mandateve”.

Në fakt, sipas tij, “vendimi ishte sintetizimi i gjithçka ka ndodhur në 6 vjet”, nga dështimi i reformës në drejtësi “qysh nga shtatori i 2016-ës”,  deri në elementët e provës të Prokurorisë që sipas tij tregojnë se “janë vjedhur mandate në të paktën 4 qarqe” dhe rreth 20% e votave është blerë.  

Protesta ishte masive, edhe pse deputeti demokrat ironizon duke thënë se “nuk ishin as 300mijë që kanë ikur, as gjithë studentët, as gjithë pensionistët, por sigurisht i gjithë vullneti i tyre”.  

Alibeaj sfidon kryeministrin duke thënë se në qoftë se ai mendon që ai dhe qeveria kanë dashamirësinë e shqiptarëve, “nuk do t’i kushtonte asgjë të bënte zgjedhje të parakohshme, me kushte të barabarta, të lira dhe të ndershme”, duke ia lënë shqiptarëve verdiktin.  

Alket Hyseni në të kundërt mendon se edhe pse  “fjala djegie i shkon kësaj opozite”, mandatet nuk janë pronë personale e deputetëve, “mandati është akt përfaqësimi i qytetarëve”.

Por çështja sipas tij qëndron diku tjetër. Sipas deputetit socialist, duke përdorur një shpreje popullore,  opozita sa herë i afrohet zgjedhjeve “hedh vickla”. Në zgjedhjet e kaluara sipas Hysenit opozita  “ngriti çadrën, mori më shumë se gjysmën e qeverisë, bëri zgjedhje me mazhorancën e komisionit qendror të zgjedhjeve, dhe prapë humbi zgjedhjet dhe i pranoi”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani