Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mandati i tretë i Bashës, analistët: Gara e pabarabartë, PD duhet të reformohet

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 13:17 | Politikë
Mandati i tretë i Bashës, analistët: Gara e pabarabartë, PD

Rikonfirmimi në krye të PD-së ishte objektivi më i lehtë për Lulzim Bashën. Kryetari në garën e 13 qershorit duhej të jepte shembullin për zgjedhje model brenda partisë së tij ndryshe nga 25 prilli që vetë Basha e cilëson masakër elektorale.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Aristir Lumezi nuk janë të bindur që kryedemokrati ia doli në sfidën e dytë, atë të standardeve.

“Në këto zgjedhje në PD pati hapësirë për konkurrencë, po nuk pashë garë. Kandidatët nuk kishin potencial dhe nga aspekti studimor ishte një shans i humbur për PD-në”, u shpreh Krasniqi.

“Ishte e parabartë sepse zoti Basha nuk dha dorëheqjen”, shtoi Lumezi. 

Ilir Kalemaj dhe Vehap Kola mendojnë ndryshe. Sipas tyre, garë pati edhe pse bien pjesërisht dakord me faktin që nuk ishte e barabartë.

 “Mendoj se përqindja e anëtarëve që votuan ishte një përqindje e kënaqshme që në një farë mënyre legjitimon edhe zgjedhjet në PD", thotë Kalemaj.

Me rikonfirmimin në krye të PD-së, analistët mendojnë se Lulzim Basha tashmë do ketë një detyrë akoma më të vështirë se në të kaluarën, të mbajë partinë e bashkuar.

“Sfida kryesore është për t'u shndërruar në parti për të krijuar mekanizma, për të shkuar në parlament dhe për t'u sjellë në mënyrë konstruktive”, tha Krasniqi.

“Duket të jetë një identitet tjetër politik nga ai që ka pasur në vitet '90 pa humbur asgjë, por duke shtuar vlera”, u shpreh Kalemaj.

Gazetari Aristir Lumezi propozon që për të ardhur në pushtet, PD-ja duhet të mësojë nga taktikat e kundërshtarëve politikë.

“Duhet të punojë më mirë me patronazhistët e tij”, thotë Lumezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë