Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mandati i tretë i PS, Shano: Për një shoqëri osmano-komuniste, është kërcenim serioz

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 21:52 | Politikë
Mandati i tretë i PS, Shano: Për një shoqëri

Mandati i tretë i Partisë Socialiste shqetëson Dritan Shanon, për arsyeje të ndryshme. “Për një shoqëri osmano-komuniste një mandat i tretë është kërcenim serioz. Po përmend një shifër. Borxhi i jashtëm sot është, sipas eksperiencës time 30-vjeçare, me 100% të GDP-së, ndërkohë që kjo qeveri e ka gjetur me 60%. Ne kemi marrë borxh me thasë, pra ekonomia e shqiptarëve duhet të ishte shumë herë më e mirë se në vitin 2013. Por unë shoh një vrull të shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria, si nga Siria dhe Afganistani. Ato largohen nga lufta, shqiptarët nga qeverisja”, thotë ekonomisti në Absolut 4.  

Sipas tij, arsyeja e mandatit të tretë është mungesa e opozitës, dhe për këtë nuk ka merita qeveria.

“Tri fjalët e fushatës së Ramës ishin tepsi, timon, dhe kazan. Unë nuk shoh merita, nuk shoh suksese as në politikën e jashtme, se nuk është sukses kur bën punën. Më shqetëson madje një projekt jo shqiptar, që rëndon fort mbi dinjitetin e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon. Qeveria ma ka zhytur dinjitetin në tokë, kur për narcizmin e Ramës dhe Veliajt na ka detyruar t’i paguajmë para Bechetti-t”, thekson ai.  

https://a2news.com/2021/12/02/kercenimi-me-serioz-per-mazhorancen-ne-mandatin-e-trete-dade-rendit-sfidat-e-ps/

Shano përmend edhe një shembull të mirë projekti nga qeveria. “Nuk mungoj të lavdërojë qeverinë për projektet e mira. Përshembull projekti i Auto Moto parkut, pra të sjellësh FIA dhe Jean Todt në Elbasan, sjell për Shqipërinë përfitime që nuk i ka menduar as Rama, dhe mendoj se projekte të mira të tilla duhet t’i sjellë çdo qeveri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë