Mandati i tretë i socialistëve, Dervishi: U duk sikur shqetësimi i Ramës ishte partia dhe jo qeveria

Për analistin Lutfi Dervishi ndryshimet e fundit të kabinetit Rama kanë qenë të konsoliduara ndërsa thekson se shqetësimi më i madh më i madh i kryeministrit ishte partia dhe jo qeveria.

Në Ditarin e Mbrëmjes në A2CNN, Dervishi deklaroi se fakti që Taulant Balla mbeti pa ndonjë vend në ekzekutiv ishte një lloj ndëshkimi.