Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Manifestimi i presidentit, zbulohen detaje në shkresën për Veliun

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 14:59 | Politikë

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij manifestimi, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Ornela Zonja, i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në dokument përcaktohet orari i nisjes së manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë, por jo i mbylljes së tij, edhe pse më herët, zëdhënësi i presidenti shkroi se manifestimi do të mbahet nga ora 17-00 deri në orën 19:00.

“Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për Unitetin e popullit”, kjo do të jetë motoja e tubimit të parë antiqeveritar, në vitet e pluralizmit, të thirrur nga një president i Republikës.

Ky i fundit në shkresën drejtuar Ardi Veliut , figuron si organizator, së bashku me këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri, Shemsi Premci dhe Dedë Prenga.

Ashtu si në deklaratën e së shtunës së presidentit dhe në njoftimin për Policinë e Shtetit, theksohet se çdo gjë do të jetë paqësore dhe përkrahësit e Metës do të kenë në duar flamurin kombëtar dhe mimoza, për të simbolizuar nisjen e pranverës shqiptare.

Ornela Zonja i kërkon policisë të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit, por pa praninë e dukshme të policëve.

Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, edhe pse do t’i bashkohen protestës, nuk do të mbajnë fjalë. I vetmi politikan që do të flasë në manifestim, do të jetë presidenti i Republikës. Personalitete të tjera publike do të kenë mundësinë t’i adresohen popullit, thuhet në shkresën e sekretares së Përgjithshme të Presidencës.

https://a2news.com/2020/03/01/basha-ne-manifestimin-e-presidentit-neser-ne-mbrojtje-te-kushtetutes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani