Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Manja: Basha, i pabesueshëm me deklaratat e tij

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 21:22 | Politikë
Manja: Basha, i pabesueshëm me deklaratat e tij

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha në studion e A2 CNN se shumica i mirëpret deputetët e rinj të opozitës. “Jo vetëm këta të katërt, por cilido që është përfshirë në listat shume emërore në zgjedhjet e vitit 2017. Sepse ato mandate nuk janë të dhëna nga partitë, por të dhëna nga populli për t’i përfaqësuar në Parlament”, u shpreh ai.

Manja i cilësoi kërkesat e kreut të Partisë Demokratike si të pabesueshme, pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, apo në Kushtetutë kërkojnë praninë e opozitës ne Parlament. “Duket që nuk është serioz në ato që thotë, sepse kodoi zgjedhor kërkon 84 vota, kushtetuta kërkon 94 vota. Ku i kemi votat? Ata i dogjën mandatet. Kushtet e opozitës ngjasojnë me një pengmarrje politike. Nuk kemi për të pranuar kurrë asnjë lloj zgjidhje që vjen nga dhuna dhe rruga”, shtoi Manja.

Sipas tij, shumica mirëpret edhe ndërhyrjen e Presidentit Meta për zgjidhjen e krizës politike në vend.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani