Në këto ditë të ftohta dimri, rrugët e Athinës janë ngrohur nga ngjyrat e bamirësisë. Qindra qytetarë janë veshur si “babagjysh” dhe kanë vrapuar në rrugët kryesore të kryeqytetit grek. Ata paguan 12 euro tarifë pjesëmarrjeje, para të cilat do të shkojnë për bamirësi.