Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Maratona e Tiranës, fituesit flasin për A2

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 16:15 | Sporte të tjera
Maratona e Tiranës, fituesit flasin për A2

Gjysmë maratona e Tiranës uli siparin për të katërtin edicion me radhë. Rreth 2400 persona nga 42 shtete të ndryshme morën pjesë në kategoritë 21 kilometra, 10 kilometra dhe kategorinë "We too" që i përket personave me aftësi të kufizuara.

Në garën e 10 kilometrave lanë gjurmë sportistë shqiptarë me David Nikollin që u rendit në vendin e dytë, ndërsa te femrat ishte rekordmenia shqiptare Luiza Gega ajo që kaloi e para vijën e finishit, duke thyer madje edhe rekordin kombëtar të kësaj disipline.

“Unë nuk jam sportiste që bëj gara rruge, por të garosh në vendin tënd është një kënaqësi. Gjithashtu, unë sot po vrapoj për një kauzë timen, për një pistë vrapimi në Tiranë”, u shpreh Luiza Gega, fituese e kategorisë 10 km për femra.

“Ndjehem shkëlqyeshëm. Terreni ishte pak i vështirë, megjithatë kjo nuk ndikoi për mua. Kisha një rival shumë të fortë që vjen gjithashtu në vendi im dhe nuk mund të them që ishte një fitore e lehtë. E mbylla garën me një kohë prej 66 minutash. Mendoj se do të jem sërish pjesë e Maratonës së Tiranës vitin e ardhshëm”, u tha për A2 Laban Cheruiyot, fitues i kategorisë 21 km për meshkuj.

“Jam shumë i lumtur për këtë njerëz që duhet të jenë më aktiv, duhet të krijohen më shumë mundësi për të qenë aktiv. Pavarësisht se mundësi fizike kanë dhe kanë shumë potencial, por duhen krijuar mundësi më shumë”, u shpreh Dovlet Gjangolli, fitues i kategorisë “We too”.

Sa i përket edicionit të vitit të ardhshëm, organizatorët e këtij evenimenti kanë zbuluar se Tirana do të ketë edhe maratonën e plotë, atë të 42 kilometrave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani