Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëdhëniet Shqipëri-Iran dhe Shtetet e Bashkuara në mes

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 10:44 | Aktualitet

Ofensiva e Iranit ndaj infrastrukturës digjitale në Shqipëri mund të shtrihet edhe përtej sektorit publik thonë ekspertë të sigurisë kibernetike. Mevlut Derti, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, thotë se Shqipëria duhet të marrë masa për t’i paraprirë këtyre sulmeve, për sa kohë është vënë në shënjestër të Iranit për shkak të strehimit të muxhahedinëve. “Shqipëria sot, ushtarakisht, është vend i mbrojtur, sepse është pjesë e NATO-s. Por duhet të jetë e përgatitur për terrorizmin kibernetik, duhet të rrisë buxhetin për të forcuar sistemet kompjuterike dhe mbrojtjen kibernetike, pavarësisht se kemi një aleat shumë të madh, si SHBA në këtë luftë”, tha Derti në Ditarin e A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani