Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Marrëveshja Kosovë-Serbi, BE dorëzon draftin e rishikuar: Ujdia në më pak se një vit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 11:00 | Kosova
Marrëveshja Kosovë-Serbi, BE dorëzon draftin e rishikuar: Ujdia

Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet në më pak se një vit. Këtë e tha një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian, i cituar në kushte anonimiteti nga “Euroactive”, gjatë samitit që u zhvillua të martën në Tiranë. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, u dorëzoi Prishtinës dhe Beogradit versionin e fundit të propozimit të Brukselit, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, që sipas “Euroactive”, ka një afat kohor dhe një kalendar veprimesh që duhet të kryhen nga të dyja palët.

Pasi dëgjuam të dyja palët, ne rihartuam propozimin. Ai përfshin një aneks me një kalendar veprimesh mbi kohën dhe mënyrën se si duhet të ndodhin gjërat. Propozimi përbën një hap të madh përpara krahasuar me situatën aktuale. Nuk është njohje e plotë, por normalizim i plotë i marrëdhënieve.

Zyrtari i BE-së

I pyetur lidhur me afatin kohor për implementimin e mundshëm të ujdisë, zyrtari i BE-së tha se ndërsa kjo do të varet nga vullneti i palëve, ka pritshmëri që mund të të ndodhë në më pak se një vit. Gjatë samitit BE-Ballkani perëndimor, i mbajtur të martën në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme tha se Prishtina dhe Beogradit duhet të shfrytëzojnë momentin, pasi aktualisht ekziston një mundësi e madhe pas arritjes së marrëveshjeve për targat.

Mes interesit të shtuar për të mësuar përmbajtjen e propozimit të ri, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ai nuk mund të bëhet publik për shkak të konfidencialiteti. Ka një dakordësim me propozuesve, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, që përmbajtja e tekstit të mbahet larg syve të publikut, në mënyrë që diskutimi të jetë sa më konstruktiv, deklaroi Bislimi.

https://a2news.com/2022/12/06/takim-kurti-vucic-para-fundvitit-lajcak-ne-prishtine-nuk-kemi-kohe-per-te-humbur/
https://a2news.com/2022/12/04/i-zhgenjyer-nga-perendimi-malcolm-pa-strategji-te-koordinuar-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Dita jonë