Marrëveshja me Greqinë, PD akuzon qeverinë për mungesë transparence

Partia Demokratike ka ngritur një ekip të posaçëm për të ndjekur diskutimet mbi marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit grek, për zgjerim me 12 milje të territorit detar, opozita akuzoi qeverinë për mungesë transparence mbi bisedimet që po zhvillohen.