Marrëveshja me Kosovën, Bytyçi: Skeptik për zbatimin e saj nga Serbia, Vuçiç është në presion

Kosovë-Serbi, një dyshe që prej më shumë se një dekade del kokë ulur nga tryezat negociatore, sot ka diçka të prezantojë, një marrëveshje e firmosur brenda Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Sa e vlefshme është përmbajtja e ndërmjetësuar nga amerikanët? A ka palë të avantazhuara në të mirat praktike apo ka vlerë simbolike kompromisi, që mund t’i hapë rrugë një zgjidhjeje finale?