Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja politike, çfarë lëshuan palët për të shkuar drejt akordit

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 19:21 | Politikë
Marrëveshja politike, çfarë lëshuan palët për

Lëshimi dhe heqja dorë është i vetmi kusht i çdo negociate dhe marrëveshja që uli opozitën përballë mazhorancës nuk doli jashtë këtij rregulli. Bundestagu me 9 kushtet e tij i detyronte të gjithë që reformën zgjedhore ta bëjnë së bashku me konsensus dhe këtu mori fund loja e përjashtimeve. Demokratët u ulën në tryezë me 3 kërkesa, ku bie në sy mungesa e lajtmotivit disamujor të protestave të tyre.

Jo vetëm që Edi Rama nuk iku, por demokratët u detyruan të pranojnë edhe bashkëkryetarin socialist të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, të cilin me herët e donin në burg.

Përgjimet e publikuara nga Bild mbi zgjedhjet në Dibër, e bënin Gjiknurin të papranueshëm në sytë e opozitës.

https://a2news.com/2020/01/14/firmoset-marreveshja-reforma-zgjedhore-perfundon-brenda-15-marsit/

Sot shtrëngimi i duarve mes Bylykbashit dhe Gjiknurit risjell në mendje atë të vitit 2017 mes shefave përkatës, ndërsa Lulzim Bashës i mbetej vetëm justifikimi.

Demokratët refuzuan edhe ish-deputeten e tyre që kishin bërë “hasha” pasi refuzoi dorëzimin e mandatit, ndonëse ndërkohë Rudina Hajdari ishte bashkëdrejtuese e komisionit të reformës.

Por Bundestagu gjerman kërkon dakordësinë e të gjithëve, përfshirë opozitën parlamentare, ndaj Rudina Hajdari arriti ta ruante karrigen por humbi sistemin zgjedhor, ndryshimin e të cilit e kishte kthyer në kalë beteje.

Edhe socialistët u detyruan të heqin dorë. Për muaj me radhë nënvizuan se njohin vetëm institucionet dhe Parlamentin, por pranuan që mbi 120 deputetët t’i kthejnë në noterë të një marrëveshjeje të dakordësuar nga katër persona, jashtë Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli