Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Marrëveshja, vetëm me njohje reciproke”, Kurti i reagon Lajçakut: Asociacioni nuk kaloi Kushtetuesen

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 14:41 | Kosova
“Marrëveshja, vetëm me njohje reciproke”, Kurti i reagon

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë ishte e vetmja e nënshkruar në dialogun Prishtinë-Beograd që nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese.

Ishte kjo përgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj kërkesës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për zbatimin e ujdive të kaluara.

Gjithashtu Kurti dha detaje për propozimin europian për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013, e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj, me nënshkrimin e 25 gushtit 2015, të theksohet më shumë. Por, ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Diplomacia fluturuese i është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali ne preambulë dhe dhjetë nen gjithsejtë. Kur e patëm marrë ne atë me datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, është një kornizë e platformë, e cila na mundëson të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. këto dhjetë nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sjellët I pari si parakusht. Kështu që mos ta harrojmë asnjë herë që marrëveshje duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.”

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS
https://a2news.com/2023/01/26/lajcak-per-darke-nga-kurti-dash-kerkon-nisjen-e-punes-per-asociacioni/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli