Masa e Gjykatës Themelore të Kosovës: Një muaj paraburgim për 5 të dyshuarit për terrorizëm

Gjykata Themelore e Prishtinës miraton kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim për 5 të dyshuarit për terrorizëm. Ata u arrestuan më 10 tetor gjatë një aksioni të policisë. Njëri prej avokatëve mbrojtës, konfirmoi se 5 të dyshuarit akuzohen “për përgatitjen e sulmeve terroriste ndaj rendit kushtetues”.