Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masa Kolanoviç në shqip, 12 tregime për jetën moderne nën thumbimin e së shkuarës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 13:03 | Aktualitet
Masa Kolanoviç në shqip, 12 tregime për jetën moderne

Ndërsa autori shqiptar fitues i çmimit europian për letërsinë po përkthehet në gjuhët ballkanike, së fundi edhe në italisht, e njëjta gjë po ndodh edhe me shkrimtaren kroate Masa Kolanoviç.

Ajo ka mbërritur në shqip falë përkthimit të Xhelal Fejzës. Me një karrierë të gjatë jo vetëm me letërsinë, por edhe me historinë e diplomacinë, Xhelal Fejza është një garanci për përkthimin sipas botuesve, të cilët e prezantuan këtë botim të ri me një takim letrar që mblodhi shumë dashamirës të librit.

Takimi u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Librit të leximit që ka hapur dyert për ftesa letrare këtë tetor të librit me titullin ‘’Fajin ma ka gjuha”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë