Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masakra e Reçakut, kujtohej 21 vjetori, Thaçi kërkon drejtësi

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 11:11 | Kosova
Masakra e Reçakut, kujtohej 21 vjetori, Thaçi kërkon

21 vite më parë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe hynë shtëpi më shtëpi, ndanë burrat më vete dhe i ekzekutuan. Trupat e 45 banorëve u gjetën në një luginë mbi fshat.

Në 21 vjetorin e masakrës, presidenti Hashim Thaçi, i shoqëruar nga homologu shqiptar Ilir Meta, zhvilloi homazhe në varrezat e Reçakut. Ndërsa theksoi se Kosova është e vendosur në zbardhjen e të gjitha vrasjeve, Thaçi tha se tendenca e fshehjes së një krimi të tillë, është një sjellje e mentalitetit të Milosheviçit.

“Gjithmonë duke kërkuar drejtësi që shteti serb të jap llogari për gjenocidin serb që ka kryer në Kosovë edhe tendenca e fshehjes është një sjellje e mentalitetit të Milosheviçit dhe kjo  sjellje ka ardhur si pasojë e heshtjes së ndërkombëtarëve dhe nuk ka njeri në botë që mund të mohojë krimin që e ka kryer Serbia”, tha Thaçi.

Meta e quajti Masakrën e Reçakut krim kundër njerëzimit.

“Masakra e ndodhur barbarisht 21 vite më parë, nuk mund të përmbyllet më saktë se me tri fjalë të Ambasadorit Walker, si krim kundër njerizimit, ishte kjo një sakrificë e pashembullt e popullit të Reçakut, për të kërkuar një zgjidhje për Kosovën dhe më vonë ndërhyrjes së NATO-s”, u shpreh Meta.

Në fund të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nxiti reagime të ashpra në Kosovë pasi e cilësoi masakrën e Reçakut si “të fabrikuar nga një mashtrues, si William Walker, për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999”.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përkujtuan në një deklaratë të përbashkët masakrën, duke thënë se ajoi “çoi në ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund katastrofës humanitare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë