Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Masat e policisë, graso në shtylla dhe kangjella ndarëse

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 01:06 | Aktualitet
Masat e policisë, graso në shtylla dhe kangjella ndarëse

Ndryshe nga protesta e 26 shkurtit, ku deputetë e ministra u konfrontuan me protestuesit, këtë herë policia kishte menduar për hyrjen e tyre pa problem në Parlament.

 Urdhrin e kishin që në seance të mbërrinin para turmës së protestuesve.

Pas tyre në pedonale kaloi dhe eskorta e Ramës. Në hyrje të Parlamentit bashkia u kujdes që të lyente me graso shtyllat në të cilat ishin vendosur kamerat e sigurisë, kjo pas incidenteve të fundit ku protestuesit dëmtuan foninë e policisë.

Mbi 1300 efektive u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës ndërsa e gjithë pedonalja ishte e bllokuar.

Në drejtim të kordonit të policisë u hodhën kryesisht kapsolla plasëse. Ndonëse qeveria ka bllokuar tregtimin e tyre protestuesit gjithnjë arrijnë t’i gjejnë dhe përdorin. Për përdorim e kapsollave u arrestuan dy persona.

Në afërsi të Gjykatës së Tiranës një furgon i cili mbante fishekzjarrë dhe kapsola pa dokumentacion përkatës u ndalua ndërsa te drejtoria e policisë së Tiranës u arrestua një i ri që kishte me vete shkopinj dhe kapsolla.

Një tjetër grup protestuesish tentuan të hyjnë në derën ndarëse të selisë së PD me oborrin e parlamentit. Një grup personash qëlloi me gurë dhe tentoi të shkatërronte derën e izoluar nga policia.

Por pavarësisht këtyre momenteve nuk qe i nevojshëm përdorimi i gazit lotsjellës.

Pas mbylljes së protestës përfaqësues të opozitës u drejtuan në komisionin qendror të zgjedhjeve ku të mandatuarit e listës dorëzuan mandatet e tyre në shenje simbolike. Një veprim i tillë e gjeti të papërgatitur policinë ndonëse edhe në këtë rast nuk u shënuan incidente të rënda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë