Masat e reja, Johnson prezanton 3 nivelet e emergjencës, shkollat qëndrojnë hapur

Mbretëria e Bashkuar prezantoi planin e ri të reagimit ndaj pandemisë koronavirus. Kryeministri, Boris Johnson, duke iu adresuar ligjvënësve në Dhomën e Komunëve, bëri me dije se nuk do të ketë izolim të ri kombëtar dhe as mbyllje të shkollave e universiteteve, por një ndërhyrje me tre nivele, sipas shkallës së përhapjes së infeksionit.