Masat e reja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve: Nuk e shtrëngojmë dot më shumë rripin

Bizneset e shërbimeve dhe kryesisht baret dhe restorantet janë sektori që ka vuajtur më shumë orën policore. Sot është njoftuar një shtrëngim tjetër i masave, por cili pritet të jetë ndikimi? Për Enri Jahajn, kryetarin e Shoqatës së bareve dhe Restoranteve, zgjidhja e ekspertëve të shëndetësisë duke mbyllur lokalet në orën 20:00, nuk do të ndihmojë në luftën kundër pandemisë.