Masat ekonomike, Axhami: Qeveria e vonuar, kemi një muaj në këtë situatë

“Qeveria është e vonuar sa i përket reagimit. Kemi më shumë se një muaj në këtë situatë. Është lënë krejt mënjanë pjesa e të punësuarve në biznesin e madh. Edhe këto biznese janë mbyllur, disa janë hequr nga puna, ka pasur ulje të pagave. Kjo pagë lufte është jo përfaqësuese. Tani presim 15 prillin, e cila besoj do të jetë shumë e korrigjuar”.

Kështu është shprehur në A2 pedagogu i Mirdaim Axhami, teksa ka folur për masat ekonomike të qeverisë. “Deri javën e kaluar ka pasur 61 mijë aplikimeve dhe është vënë re një numër shumë i madh refuzimesh për pagën e luftës. Është prekur një përqindje shumë e vogël e të punësuarve. Në këtë fazë janë përfshirë vetëm 30 përqind”.