Masat kundër Covid-19/ Kukës, nxënësit mes vështirësive dhe dëshirës

Viti i ri shkollor në sistemin parauniversitar që është parashikuar që të nisë më 14 shtator do të jetë një vit ndryshe, veçanërisht për nxënësit e ciklit 9-vjeçar. Për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka përpiluar një udhëzues me disa rregulla që duhen zbatuar me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.