Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masat kundër Covid-19, në Morinë regjistrohet fluksi më i ulët i lëvizjeve

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 16:49 | Aktualitet
Masat kundër Covid-19, në Morinë regjistrohet fluksi më i

Që prej hapjes së pikës së kalimit kufitar të Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës më shumë se dy dekada më parë, kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve në dy anët e kufirit.

Kjo i faturohet masave të vendosura nga qeveria e Kosovës për të patur tri doza vaksinimi për këdo që hyn në territorin e Kosovës. Edhe ato pak makina që lëvizin një pjesë të pasagjerëve i lënë në kufi, pasi nuk lejohen të kalojnë.

Zëvendës Komandanti i Pikës Kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj konfirmon reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.

Masat e qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19, kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli