Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Masat për koronavirusin: Shqipëria në karantinë!

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 14:34 | Aktualitet
Masat për koronavirusin: Shqipëria në karantinë!

Tirana e zbrazët, ose ndryshe Tirana që nuk e keni parë më parë. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve për 72 orë, ka boshatisur kryeqytetin.

Në rrugë lejohen vetëm mjetet që kanë autorizim. Për kë nuk ka respektuar urdhrin, i është marrë leja e qarkullimit deri në një urdhër të dytë.

Mjekët thonë se ne këto tre ditë do të ketë shtim të rasteve me COVID-19, pasi pritet shpërthimi i virusit te personat që kanë qenë në fazë inkubimi në 2 javët e fundit. Por, jo të gjithë i shqetëson ky paralajmërim. Kamera e A2 ka fiksuar qytetarët të cilët jetojnë një ditë të përditshme të tyre, mes shtrëngime duarsh, vrapimit apo edhe thjesht një shëtitjeje.

Të tjerë i ka nxjerrë në rrugë një situatë emergjente… Urdhri i autoriteteve detyroi mbylljen e qendrave tregtare. Në rrugët e Tiranës gjen mbyllur edhe pothuaj të gjitha dyqanet e veshjeve.  Shumë dyqane ushqimore punojnë normalisht, njësoj si furrat e bukës, farmacitë, dyqanet që tregojnë fruta perime apo mish.

Biznesi, po goditet nga kjo situatë. Përtej dekurajimit, ka prej atyre, që para biznesit kanë vendosur të dhurojnë dashuri. Sikurse pronari i një dyqani lulesh, që prej mëngjesit të se premtes, dhuron buqeta lulesh për çdo zonjë që kalon aty pranë.

Ndoshta, ajo çfarë duhet në këto ditë, është pikërisht të dhurojmë dashuri e shpresë….

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani