Masat për të shpëtuar ekonominë nga koronavirusi

Kryeministri Rama ka premtuar se do të kompensojë më një pagë të gjithë të punësuarit në shtet dhe në privat, të cilët ndodhen të izoluar në shtëpi, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Një logjikë që të çon në përfundimin se do të kompensohen vetëm punonjësit që janë të siguruar dhe rezultojnë në listëpagesat e tatimeve. Por çfarë ndodh me ata që punojnë në të zezë?

Këtë të enjte pritet që qeveria të bëjë publike paketën e saj të masave ekonomike dhe sociale në ndihmë të sektorit të shëndetësisë, qytetarëve dhe biznesit të prekur nga përhapja e virusit COVID 19. Ndërkaq po paraditen e sotme, partia demokratike ka dalë me një paketë masash, që sipas saj do të ndihmojë ekonominë e vendit dhe familjet shqiptare të përballojnë situatën.

Të ftuar në A2 Business: Ines Nurja, ish-drejtore e INSTAT dhe Adrian Civici, ekspert për ekonominë.