Masat për të zbutur ndikimin negativ të pandemisë

Emergjenca e koronavirusit ka futur në ngërç ekonominë shqiptare, me përqindjen e rritjes që tashmë parashikohet në ulje, ndërkohë qe Banka Qendrore ka ulur interesin, për të lehtësuar presionin tek operatorët ekonomikë.
Por sipas Erald Themelit, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, institucioni që përfaqëson po merr të gjitha masat për të lehtësuar pasojat e kufizimeve të imponuara nga emergjenca e koronavirusit.
“Do të ketë më shumë interes se kurrë për t’iu drejtuar bankave për kredi nga ana e bizneseve, në këto rrethana ulja e normës bazë të interesit dhe më pas ulja e kostos së kredisë është ndihmë e rëndësishme për familjet dhe sipërmarrjeve shqiptare, mundësi shtese për të përballuar goditjen”, tha Themeli i ftuar në emisionin A2 Business Week.