Masat prej koronavirusin, Civici: Fillimisht duhet mbështetur konsumi – A2

Masat prej koronavirusin, Civici: Fillimisht duhet mbështetur konsumi

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se qeveria duhet të beje rishikimin e buxhetit për të plotësuar nevojat emergjente që ka vendi, të shkaktuara nga koronavirusi. Adrian Civici, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Mesdhetar, shpjegon në A2 Business se fillimisht nevojitet një paketë që të mbështesë konsumin, siç po bejnë edhe vendet e tjera dhe në një moment të dytë të bëhet kombinimi me instrumente të tjerë, si emetimi i parasë në ekonomi.