Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mashtrim me kredi, shqiptarët po përpiqen “t’ua hedhin” bankave dhe të mos kthejnë paratë

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 15:12 | Ekonomi
Mashtrim me kredi, shqiptarët po përpiqen “t’ua

Vitet e fundit në Shqipëri po lulëzon një skemë mashtrimi... “Dredhi në kredi”. Kryesisht persona me background kriminal, përpiqen të marrin shuma të konsiderueshme parash nga banka apo institucione të tjera financiare nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Vitin e shkuar u proceduan 64 persona për këtë vepër penale, duke shënuar një rritje me gati 73 për qind krahasuar me 2020-n.

Po cilëve faktorë iu dedikohet kjo rritje e ndjeshme?

Veç falsifikimit të dokumenteve, grupet kriminale kanë gjetur një tjetër mënyrë për të dredhuar në marrjen e kredive.

Të dhënat nga Prokurori e Përgjithshme tregojnë se ndonëse numri i të proceduarve ka ardhur në rritje nga viti në vit, numri i të dënuarve vijon të mbetet në nivele tejet të ulëta.

Referuar të dhënave, Tirana është qarku me përhapjen më të madhe të mashtrimeve me kredi. Më pas renditen Vlora dhe Fieri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani