Maskat në vende të hapura, qytetarët të ndarë në opinione dhe mundësi

Njerëz me maska në fytyrë mbizotëronin në rrugët e qyteteve kryesore të vendit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Por, si për çdo vendim që ka të bëjë me përballimin e pandemisë, edhe vendosja e maskave në vende të hapura ka ndeshur në qytetarë që janë pro dhe kundër këtij vendimi, të tjerë shprehen se nuk kanë mundësi të blejnë, ndërsa disa nuk e mbajnë dot për shkak të sëmundjeve që kanë.