Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Matja falas e glicemisë dhe tensionit në Toptani Shopping Center, ndihmë për banorët e Tiranës

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 10:59 | Sociale
Matja falas e glicemisë dhe tensionit në Toptani Shopping Center,

Shumë qytetarë të Tiranës patën mundësinë që në hyrje të qendrës tregtare Toptani, të matnin falas tensionin dhe gliceminë, pra nivelin e glukozës në gjak. Stafi menaxhues i Toptani Shopping Center i dha mundësinë një spitali privat që në datën 29 shtator, përgjatë mëngjesit, drekës dhe pasdites deri në darkë, të kryente këto matje falas për banorët e kryeqytetit.

“Janë bërë rreth 340 matje për 2-3 orë të paradites”, thotë Agim Toro, nga Qendra e Fëmijëve me Diabet. “Tani pasdite presim një numër më të madh pjesëmarrësish, për arsye se kanë qenë edhe në punë”.

Duket se kjo ka shërbyer mjaft për këdo që mban në monitorim parametrat e shëndetit. Diabeti dhe sëmundjet e zemrës janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar një situatë shqetësuese.

“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit të Zemrës”, thotë Ersela Lakuriqi. “Duhet të dimë që në vit, 18,6 milionë njerëz humbasin jetën nga sëmundjet jo të transmetueshme dhe sëmundjet kardiake janë mbi 50% e këtyre rasteve. Prandaj monitorimi është gjithmonë i rëndësishëm”.

Bashkëpunimi me qendrën tregtare ka qenë i frytshëm. “Kemi arritur një bashkëpunim që nuk e kemi arritur me Bashkinë Tiranë, për arsye dokumentacioni”, thotë Toro. “Kishim fluks njerëzish, sepse vijnë këtu pasi e pëlqejnë qendrën. Kështu që për këtë arsye monitorojnë edhe tensionin e gliceminë te ne”, thotë Lakuriqi.

Megjithatë, edhe pse Toptani Shopping Center ua ofroi këtë mundësi kujtdo që u ndodh aty, përkrahja e strukturave shtetërore ndaj personave me problematika shëndeti duhet të jetë edhe më i madh. Toptani Shopping Center mbështet në vazhdimësi çështjet sociale dhe nisma të tilla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli