Matura në pandemi: 12 nxënës në klasa, me maska, doreza dhe distancë

Pamjet e klasave të mbushura plot nuk do t’i shohim këtë vit brenda klasave ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore. Pandemia jo vetëm do të mbajë larg nxënësit nga njëri-tjetri, por çdo maturant do të jetë me maskë, doreza dhe dezinfektant gjatë dy orëve provim. Të gjitha ambientet e shkollave do të vihen në funksion të maturës shtetërore, pas dezinfektimit numri i nxënësve në klasa nuk do të jetë më shumë se 12.