Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Matura shtetërore, Vrapi: Rishikim të programeve, s’mund të vazhdohet me të njëjtin skenar

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 09:33 | Aktualitet
Matura shtetërore, Vrapi: Rishikim të programeve, s’mund të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri të ditur se provimi i maturës shtetërore do të mbahet, ndërsa në një lidhje me “Skype” në A2, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha më shumë detaje.

“Matura shtetërore dhe provimet e klasës së pestë dhe të nëntë, janë provime të fiksuar në ligj. Në kushtet që ne po kalojmë, është ende herët që ne të flasim që provimet të mbahen në kushte normale. Askush nuk e di se si do të vijojnë gjërat në javët në vijim. Ne kemi paraqitur të gjithë skenarët. Maturantët duhet të kenë të qartë se ne jemi pranë tyre për të zhvilluar një proces sa më të qartë për ta”.

Vrapi theksoi se do të ketë një rishikim të programeve. “Patjetër që do të ketë një rishikim të programeve orientuese, të paktën nga marsi e këtej. Nuk mund të vazhdohet me skenarin që ka qenë më parë, në kushtet ku jemi aktualisht. Do të ketë një rishikim dhe një këndvështrim ndryshe të testit. Të gjitha tezat nga marsi e këtej, po shikohen të mos jenë më pjesë e programit të maturës shtetërore. Nuk duam t’i vendosim maturantët përballë presionin, por ata duhet të jenë sa më të qetë.

Për klasën e pestë, është vlerësim, nuk është me notë. Pavarësisht nga rezultati që ata marrin nuk ndikon në kalueshmërinë e tyre. Nxënësit e klasës së pestë nuk kanë pse ndihen fare në presion. Megjithatë dhe për klasën e pestë, ne do të shikojmë në dy javët në vijim se si do të merret vendimi, nëse do të zhvillohet apo jo ky provim”, u shpreh Vrapi.

https://a2news.com/2020/04/03/ministrja-shahini-provimet-e-matures-do-te-mbahen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli