Maturantët në rrethe, të distancuar dhe të përqafuar pranë shkollave

Pas 12 javë pezullim të procesit mësimor, 2248 maturantë në Durrës janë rikthyer në bankat e shkollës për të vijuar me fazën përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore. Nga vëzhgimi i kryer mëngjesin e sotëm nga A2 në disa prej gjimnazeve të qytetit, vihen re kujdesi i shtuar i higjienës dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.