Mavraj rikthehet në Kombëtare dhe flet për Reja-n: Duket si babai ynë

Mërgim Mavraj është rikthyer në kombëtare pas pezullimit dhe tashmë ka gjetur një situatë ndryshe te kuqezinjtë, pa Panuccin dhe nën drejtimin e trajnerit të ri Edy Reja. Sa bashku me Lenjanin, ai doli mesditën e sotme në konferencë për shtyp para ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës më 8 qershor dhe Moldavisë 3 ditë më vonë. Mavraj tregoi përshtypjet e para që i dha trajneri i ri, duke dhënë vlerësime për të edhe pse shprehet se është ende herët për ta njohur si duhet. “Ka ndryshime shumë të rëndësishme në Kombëtare dhe mua më duhet edhe pak kohë për të analizuar ndryshimet. Kam vetëm rreth 20 orë dhe më duhet pak kohë për t’i analizuar. Numri i madh i lojtarëve më ka bërë përshtypje. Nuk e gjeta bosh vendin tim. Kemi biseduar me trajnerin dhe duket shumë i qetë. Një njeri që duket edhe pak si babai ynë. Nga shikimi i parë duket shumë simpatik”, tha Mavraj.

Shkarkoni aplikacionin e A2