Mazhoranca pranon dekretin, ndryshon datat

Ndryshe nga një ditë me pare, mazhoranca votoi pro dekretit të presidentit për ligjin e kadastrës. Ai parashikon krijimin e një agjencie të vetme për trajtimin e pronës dhe duhet të hynte në fuqi në 1 shkurt, por me kthimin mbrapsht nga presidenti ky afat nuk u përmbush dot.
Mazhoranca vendosi të ndërhyjë në të gjitha nenet ku flitej për data, por për opozitën edhe ky veprim ishte i paligjshëm.
Mazhoranca shfrytëzoi dekretin e presidentit Meta, për të shtyrë afatin e hyrjes në fuqi të ligjit të kadastrës. Ndryshimi i afatit kohor, kur duhet të fillonte punë agjencia e vetme që do të menaxhojë pronat , përtej 1 shkurtit , preku 18 nene të ligjit që kreu i shtetit e kishte kthyer mbrapsht si antikushtetues.
Por ndryshe nga kreu I shtetit, të majtët , nuk shohin asnjë shkelje kushtetuese në këtë ligj, ndërkohë që për opozitën njerëz pranë qeverisë po vjedhin pronat.
Dekreti u votua fillimisht me votat e të gjitha palëve. Por ky moment i dha shkas një tjetër përplasjeje.

Shkarkoni aplikacionin e A2