“Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin” – A2

“Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin”

“Nëse për postin e ambasadorit të BE në vende të ndryshme brenda unionit kishte 9-10 aplikime, për në Tiranë kishte 40”. Në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Kryeministri Rama përmendi një bisedë me shefen e dikurshme të diplomacisë Europiane. Madje, tha ai, ishte një ambasador i cili punonte si sekretar i parë në një prej ambasadave më të mëdha në botë dhe që donte të rikthehej në Tiranë. “Mbasi ke qenë në Tiranë, s’ka kontinent që ta mbush syrin”, kujtoi Rama, pa e përmendur emrin e diplomatit europian.