Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 10 000 të prekur në Itali, Lombardia dhe Veneto kërkojnë karantinë të plotë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 11:44 | Bota
Mbi 10 000 të prekur në Itali, Lombardia dhe Veneto kërkojnë

Në ditën e 20 të epokës së koronavirusit, Italia është tashmë në karantinë nga valle d’Aosta në Palermo, tejkalon shifrën e 10 mijë të infektuarve dhe shënon numrin më të lartë të viktimave, 168 në një ditë të vetme.

Në total viktimat janë mbi 630. Numri i rasteve të reja rezultoi më i përmbajtur se në ditët e shkuara, por kjo lidhet me vonesën e rezultateve të testeve të kryera në Lombardi; pra nuk ka akoma ngadalësim të virusit.

Sinjalet pozitive erdhën nga Kodonjo, vatra kryesore e virusit në Itali, ku për herë të parë nuk u shënua asnjë rast. Rezultatet e Kodonjos së vënë në izolim të plotë, shtynë rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos të kërkojnë mbylljen e gjithçkaje për 15 ditë. Autoritetet lokale kërkojnë që të mbeten në funksion vetëm shërbimet jetësore, ndërsa dyqanet, me përjashtim të atyre ushqimore e farmacive, dhe aktivitetet prodhuese të mbyllen menjëherë. Pallati “Chigi” dhe mbrojtja civile u bëjnë thirrje qytetarëve të mos mësyjnë supermarketet, pasi ushqimet nuk do të mungojnë, dhe lëvizjet për të blerë produktet ushqimore nuk do të pezullohen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani