Mbi 30 milionë turistë vendas për festën e majit në kinë, 1.8 miliardë dollarë fitime në ditë

Kina ka lënë pas krahëve pandeminë koronavirus. Në ditën e dytë të pushimit për festën e Majit, u regjistruan më shumë se 30 milionë turistë vendas në të gjitha pjesë te këtij shteti.
Të ardhurat në një ditë të vetme në këtë sektor ishin rekord, rreth 13 miliardë juan, thënë ndryshe 1.8 miliardë dollarë.
Kina ka hapur më shumë se 8 mijë atraksione turistike të nivelit A, rreth 70% të sajteve, por menjë numër të limituar vizitorësh dhe vendosi në dispozicion hyrjen me orare për të shmangur pikun.
“Kemi nxitur turistët të prenotojnë bileta në paraprakisht përmes sistemit tonë inteligjent, në mënyrë që të realizojmë hyrjen e tyre të kontrolluar për të shmangur pikun”, deklaroi Zeng Guanghui, pjesë e stafit në një nga atraksionet lokale.
Përveç kësaj, turistët duhet të bëjnë shumë kujdes për higjienën e tyre personale dhe gjendjen shëndetësore. Numri total i udhëtarëve që përdorën trenat arriti në 4.7 milionë dhe hekurudhat vendosën në punë 157 trena, shumica në distanca të shkurtra dhe linja ndër-qytetase.
Kina ka arritur thuajse në pikën zero të përhapjes së koronavirusit, ku në ditën e fundit raportoi vetëm 2 raste të reja.