Mbi 375 mijë viktima në SHBA, probleme e kritika lidhur me fushatën e vaksinimit

Nju Jorku, qyteti që nuk fle kurrë, tani ofron vaksina koronavirusi 24 orë në ditë, duke zgjeruar listën e atyre që mund ta marrin. Qëllimi është imunizimi i 175 mijë personave të tjerë deri në fund të javës.

“Ndihemi shumë mirë lidhur me qëllimin për të vaksinuar 1 milion njerëz përgjatë muajit janar”, u shpreh kryebashkiaku Bill de Blassio.