Mbi 500 mijë vdekje në SHBA, Biden u bën homazh viktimave, flamujt në gjysmështizë

Presidenti amerikan, Joe Biden, iu drejtua vendit me një fjalim, pasi viktimat e koronavirusit i tejkaluan 500 mijë, më shumë se sa në çdo vend tjetër të botës. Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshortët e tyre mbajtën më pas një minut heshtje jashtë Shtëpisë së Bardhë gjatë një ceremonie me qirinj në homazh të jetëve të humbura.