Mbi kalë në malin e shenjtë, duke shijuar perëndimin e diellit, Koreja e Veriut tregon fundvitin e Kim Jong Un – A2

Mbi kalë në malin e shenjtë, duke shijuar perëndimin e diellit, Koreja e Veriut tregon fundvitin e Kim Jong Un

Me galop mbi kalin e tij të bardhë, shëtitje me bashkëshorten Ri Sol Ju dhe gjeneralët e besuar, si dhe vizitë në pyllin e mbuluar nga bora në malin Paektu. Kështu e ka mbyllur vitin lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Televizioni shtetëror koreano-verior, KRT, ka publikuar pamjet, ku spikat muzika “heroike” në sfond dhe komenti në gjuhën vendase. Ndërsa Kim dhe gjithë të tjerët që e shoqërojnë shfaqen gjithmonë të qeshur. Më parë, autoritetet kishin publikuar vetëm foto nga udhëtimet e Kim në malin e shenjtë.