Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbipopullimi turistik, Roma, Amsterdami e Barcelona në rrezik

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 16:33 | Bota
Mbipopullimi turistik, Roma, Amsterdami e Barcelona në rrezik

Nga turizmi edhe mund të vdesësh. OKB ngre alarmin për ato që i quan si qytete të rrezikuara nga mbipopullimi turistik, apo “overtourism”. Pjesë e listës janë Roma, Amsterdami, Barcelona, Praga Parisi, San Francisko etj.

Shërbime të papërshtatshme, trafik i bllokuar dhe mungesë e strukturave pritëse, janw vetwm disa prej pasojave. Sipas raportit “Destinations 2030”, i hartuar nga Këshilli për Udhëtimet dhe Turizmin, 1,4 miliardë persona kanë pushuar jashtë vendeve të tyre në vitin 2018, 45% prej të cilëve kanë vizituar ndonjë qytet.

Ekspertët paralajmërojnë se deri në 2030-tën ky numër do të prekë vlerën e 2 miliardëve. Nuk ka dyshime se bukuria e Romës të magjeps, por shërbimet dhe struktura që kryeqyteti italian ofron, rrezikojnë të mos jenë në lartësinë e turistëve të shumtë. Ofertat e “Air Bnb”, të cilat sipas eksperteve u shtohen pa ndonjë normative rregulluese mijëra hoteleve e strukturave të tjera, po orientojnë drejt një turizmi “low cost”, me shifra të larta po arkëtime të ulëta.

Një prej qyteteve të para që ka ngritur alarmin për “overtourism” është Venecia, infrastruktura unike e  të cilës rrezikohet seriozisht nga numri i papërballueshëm i vizitorëve. Për këtë arsye, qyteti i kanaleve ka vendosur të rrisë taksën ndaj zbarkimeve në portet e tij.

Amsterdami ka njoftuar se do të favorizojë tani e tutje zona më pak të njohura, duke hequr dorë nga promovimi i vendeve më karakteristike, të tilla si Keukenhof. Kopshti më i madh i tulipanëve “pushtohet” çdo vit nga 200 mijë vetë që rrezikojnë ekzistencën e tij. Në Barcelonë fenomeni i mbipopullimit turistik ka shkaktuar një revoltë të vërtetë mes qytetarëve që i kërkojnë turistëve të mos shkojnë më atje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë