Mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: Futet në rend dite çështja e sistemit

Bashkëkryetarja e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari konfirmoi pas takimit të së enjtes së Këshillit Politik se tashmë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është futur në rendin e ditës së punimeve edhe pse kjo temë ka pasur kundërshtinë e madhe të dy forcave kryesore.