Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbledhja e KLP, Genti Ibrahimi: Nuk ka SPAK pa Vetting

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 18:48 | Aktualitet
Mbledhja e KLP, Genti Ibrahimi: Nuk ka SPAK pa Vetting

Është ende herët për të folur për një datë për ngritjen e SPAK. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ngurroi të japë një afat kohor për shkak se prokurorët nuk kanë kaluar ende Vettingun. Struktura e re hetimore anti-korrupsion ka të vettuar vetëm 5 nga 15 emrat e listës së përzgjedhur nga KLP, si prokurorë të SPAK.

I pyetur sërish për konstituimin e Prokurorisë Speciale, Ibrahimi thotë se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë edhe kur Vettingun ta kenë kaluar më pak se 10 kandidatë.

“Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në çdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë Vettingun. 7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të Vettingut. KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë”, tha Ibrahimi.

Ngritja e SPAK është parë si kusht jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga qeveria shqiptare, e cila në tetor pret përgjigjen e Bashkimit Europian për nisjen e negociatave për anëtarësim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli